image Gjuajtën me armë zjarri në një aheng në Ferizaj, arrestohen tre persona

Siguri

Gjuajtën me armë zjarri në një aheng në Ferizaj, arrestohen tre persona

news image

Festa me armë që bënë me 9 janar i “dërgoi” në stacionin policor në Ferizaj, tre persona të dyshuar për “Mbajtje në  pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar  i armëve” , raporton Gazeta Sinjali.

Ata dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng në fshatin Dremjak dhe kryerjen e kësaj vepre ata e kanë pranuar para hetuesve policorë.

“Pas një pune intenzive, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personat e dyshuar dhe sot me datë  20.01.2021 i  kanë  shoqëruar tre persona në  stacionin policor të  Ferizajt dhe pas intervistimt, ata kanë  pranuar se kishin shtënë  me armë gjatë një ahengu familjar”, njofton Policia.

Të arrestuarit janë:

1. J.B., 66-vjeçar nga Ferizaj, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me 9 fishekë;

2. R.J., 68-vjeçar nga Ferizaj, të cilit i është gjetur një armë zjarri dhe një armë me gaz me 20 fishekë.

3. G.Z., 68-vjeçar nga komuna e Lipjanit, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie./GazetaSinjali/