image Zyrtari i PDK-së tregon sa mund të dënohen qeveritarët për rastin e vetëvrasjes së të riut nga Gjilani

Kosovë

Reagim/ Zyrtari i PDK-së tregon sa mund të dënohen qeveritarët për rastin e vetëvrasjes së të riut nga Gjilani

news image

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se qeveritarët përgjegjës për rastin e 26-vjeçarit nga Gjilani, i pret gjoba me burgim 3 muaj deri në 5 vjet.

 Sipas tij “Ligjet ndëshkojnë ata që me veprimet apo mos-veprimet e tyre shtytin, nxisin apo krijojnë kushtet,  që një person të vrasë veten”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjoshi shpjegon se dokumentet e nxjerra sot nga Ambasada e Kosovës në Gjermani vërtetojnë se institucionet përkatëse ishin në dijeni për problemet shëndetësore të Agon Musliu e duke mos i marrë parasysh ato kanë bërë një neglizhencë të rëndë që ka qënë shkaktare e vetëvrasjes.

“Sot dolën dokumente zyrtare që tregojnë qartësisht se Ambasada e Kosovës në Gjermani kishte njoftuar se i riu Agon Musliu e kishte gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe për këtë posedonte vërtetim. Pra, bëhet fjalë për një vetëvrasje që mund të ishte parandaluar nëse do të ishin ndërmarrë masat me kohë. Për këtë ka përgjegjëse penale. Shkresat e Ambasadës së Gjermanisë nuk janë dokumentet e vetme që dolën në publik. Edhe Qendra e Shtabit Emergjent në Gjilan kishte vënë në alarm institucionet në Prishtinë që merren me karantinën për rrezikun e shëndetit mendor. Këto dokumente dëshmojnë se institucionet përgjegjëse ishin të paralajmëruara për çdo detaj rreth Agon Musliut dhe kishin rekomandim që ai mos të mbahej në karantinë”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/157883699088533