image Gjokoviqi vazhdon provokimet me këngën nacionaliste: Flamuri serb duhet të valojë nga Prizreni në Rumija

Sporte të tjera

Gjokoviqi vazhdon provokimet me këngën nacionaliste: Flamuri serb duhet të valojë nga Prizreni në Rumija

news image

Një ditë pasi Davis Cup ia hoqi videon hyrëse ekipit të Serbisë në këtë kompeticion, për shkak të këngës nacionaliste serbe, ekipi i tenistëve serbë i udhëhequr nga Novak Gjokoviq, sërish kanë lëshuar po të njëjtën këngë teksa hynë në finalen kundër Italisë.

Kënga ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë e Mal të Zi, pasi e njëjta thërret për okupimin e dy vendeve.

Kënga “Veseli se srpski rode” përmend në tekstin e saj se “flamuri serb duhet të valojë nga Prizreni (qytet në Kosovën jugore) deri në Rumija (një mal në Mal të Zi)”.

Federata e Tenisit e Kosovës është ankuar në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit dhe në Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.

Edhe nga Mali i Zi ka pasur reagime të shumta. 

/GazetaSinjaliSport/