image Gjobitet me 200 euro një biznes në Skënderaj, nuk respektoi vendimin e Qeverisë

Kosovë

Masa/ Gjobitet me 200 euro një biznes në Skënderaj, nuk respektoi vendimin e Qeverisë

news image

Një bisnez në Skënderaj u gjobit me 200 euro që nuk iu përmbajti masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka publikuar gjobën në rrjetin social Facebook duke paralajmëruar të gjitha bizneset që t’i respektojnë vendimet e udhëresat në fuqi në mënyrë që secili të kontribuojë në parandalimin e pandemisë.

“200 euro gjobë për biznesin që nuk respektoi vendimin dhe urdhëresat për mbylljen e bizneseve deri në një vendim tjetër. T’i përmbahemi vendimeve e urdhëresave në fuqi, të kontribuojmë secili nga ne në parandalimin e infeksionit COVID-19”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/