Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për 10 ankesat lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore.
Sipas PZAP-së, ankesat janë paraqitur nga individë, subjekte politike, kandidatë për deputetë, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.
“Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.
Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes.
Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik“, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Subjekteve politike u janë shqiptuar gjoba si në vijim:
Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;
Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;
Për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, PZAP ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216,350.00 €.
“Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:
Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 €;
Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 €;
Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 €
Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 €;
Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;
Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 €“, thuhet tutje në njoftim.