Ousmane Dembélé do të nënshkruajë më në fund kontratën e re këtë javë me Barcelonën pas bisedimeve të stërzgjatura.
Francezi do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare deri në vitin 2024, dhe kontrata tani po kontrollohet nga avokatët për tu nënshkruar këtë javë, raporton Fabrizio Romano.
Dembélé ka pranuar të gjitha klauzolat në ofertën përfundimtare të përmirësuar nga Barcelona, dhe ai refuzoi të gjitha ofertat nga klubet e tjera.
Xavi Hernández ishte vendimtar për këtë marrëveshje pasi ai është tifoz i madh i Ousmanes dhe dëshironte që ai të vazhdojë te Barça.