image Gjini në Gjakovë merr mbështetje nga kjo parti

Gjini në Gjakovë merr mbështetje nga kjo parti

news image

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, në balotazhin e 14 nëntorit do të ketë mbështetjen e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga PShDK-ja nëpërmjet një postimi në Facebook.

Pas marrjes së ofertës për bashkëpunim në balotazh dhe për qeverisje komunale në Komunën e Gjakovës për 4 vitet e ardhshme 2021-2025 ne kemi filluar konsultat me strukturat e partisë në nivel qendror dhe të BD Gjakovë, me kryetarët e degëve dhe aktivistët tonë. Në mënyrë unanime kemi vendosur që ne si PSHDK të  kemi marrëveshje me subjektin politik AAK. PSHDK në këtë balotazh ka marrëveshje për bashkëqeverisje me z. Gjini dhe AAK”, thuhet ndër të tjera në postimin e PShDK-së.

Gjini nuk arriti të fitoi Gjakovën në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, pasi mori 48 për qind të votave. Ai në balotazh garon me kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila./Gazeta Sinjali/