Kryetari i Gjakovës, Aridan Gjini ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, duke e quajtur skandaloz vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për sjelljen e pacientëve nga Shqipëria në institucionet e shëndetësisë në Gjakovë e Prizren.
“Ministri
duhet të pyes së pari çfarë paisje ka spitali i Gjakovës. Së dyti duhet të
konsultohet me pushtetin lokal dhe të bëhet gati për përballimin e pasojave dhe
së treti të bëhet gati të vijë edhe vet në spital në Gjakovë.
Përndryshe nuk ka me guxu me e sjellë asnjë të
sëmurë nga askund”, ka shkruar Gjini.
Ndërkaq, pas shkrimit të Gazetës Sinjali për sjelljen e shqiptarëve të veriut të infektuar me koronavirus në Gjakovë e Prizren, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar me një komunikatë që ministri Vitia në takim me ambasadorin shqiptar, Minxhozi, kanë folur për pacientët me hemodializë dhe jo për pacientët me koronavirus.
“Në këtë takim, ndër të tjera, është shprehur përkushtimi i Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren, por këto shërbime nuk kanë fare të bëjnë me Koronavirusin, por janë shërbime të hemodializës”, kanë shkruar Ministria e Shëndetësisë./ Gazeta Sinjali/