Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën më 14 nëntor.
Në QNR ka përfunduar numërimi i këtyre votave për komunat: Istog, Klinë, Junik, Kllokot, Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Shtime, Dragash, Gjakovë, Drenas, Kamenicë dhe Vushtrri.
Nga numërimi i votave në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së ka marrë 479 vota, duke e mundur Mimoza Kusari-Lilën e Vetëvendosjes e cila ka marrë 403 vota.
Në Dragash, Bexhet Xheladini i LDK-së ka marrë 121 vota, kurse Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 91 vota.
Në Drenas, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë 307 vota, kurse Driton Ajazi ka marrë 233.
Në Kamenicë, Qëndron Kastrati ka marrë 113 vota, kurse Kadri Rahimaj i VV-së ka marrë 136.
Në Vushtrri, Xhafer Tahiri i LDK-së ka marrë 176 vota, kurse Ferit Idrizi i PDK-së ka marrë 232./Gazeta Sinjali/