image Edouard Mendy kritikon përdorimin e gabuar të fotografisë së tij në çështjen e Benjamin Mendy

Futboll

Edouard Mendy kritikon përdorimin e gabuar të fotografisë së tij në çështjen e Benjamin Mendy

news image

Portieri i Chelseat, Edouard Mendy, ka reaguar në rrjete sociale ku ka kritikuar disa media angleze pasi e ngatërruan fotografinë e tij me atë të një tjetri futbollist me të njëjti mbiemër.

Fotografia e Mendyt u publikua në disa lajme ku flitej për mbrojtësin e Manchester City, Benjamin Mendy, ku ky i fundit doli para gjykatës britanike pasi është paditur për gjashtë përdhunime dhe një sulm seksual.

Po ashtu, një tjetër futbollist francez, Ferland Mendy, i cili luan për Real Madrid, gjithashtu u ngatërrua me Mendyn e Manchester City në një postim në rrjete sociale.

“Më vjen keq që në vitin 2021, në Francë dhe në Angli, zezakët nuk kanë as emra dhe as fytyra të dallueshme”, shkroi Mendy në Instagram./Gazeta Sinjali Sporti/