Mbrojtësi Berat Gjimshiti ka bërë shaka se në ndeshjen e ardhshme mund të luaj si sulmues pas dy golave ndaj Olympiacos.
Atalanta ishte duke humbur pas golit të pësuar nga Tiquinho Soares, por për dy minuta, Gjimshiti shënoi dy herë për t’i sjellë vendasve fitoren.
Pas ndeshjes, Gjimshiti ka zbuluar bisedën që u bë mes lojtarëve dhe trajnerit në dhomën e zhveshjes.
“Ne folëm në pjesën e parë, morëm këto 15 minuta për të diskutuar se çfarë po shkonte keq, duke thënë se duhej të zgjoheshim dhe të fitonim këtu më në fund. Ishte shpirti i duhur dhe ne e kthyem atë”.
Atalanta ka mungesë sulmuesish, pasi Duvan Zapata që është jashtë për disa muaj dhe Luis Muriel që kishte një problem.
“Ndoshta ndeshjen tjetër, mund të luaj si sulmues! Shpresojmë që pas lëndimit të Duvanit, të mos ketë asgjë serioze për Muriel. Ata janë sulmuesit tanë dhe ne kemi nevojë për ta. Mund të shpresojmë vetëm për më të mirën”.
“Na mungonte vërtet një fitore, veçanërisht në shtëpi. Nuk kisha shënuar as për një kohë të gjatë, kështu që jam i lumtur”.
Shqiptari tani ka realizuar gjashtë gola në 130 ndeshje në fanellën e Atalantas. /Gazeta Sinjali Sporti/