image Gjimnazi në Istog pretendon se pamjet e publikuara të nxënësve duke dëmtuar inventarin janë të para dy viteve

Siguri

Gjimnazi në Istog pretendon se pamjet e publikuara të nxënësve duke dëmtuar inventarin janë të para dy viteve

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë publikoi pamje ku shihen disa nxënës të gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog teksa dëmtojnë pajisjet e dyert në shkollë dhe konsumojnë duhan brenda hapësirave të shkollave.

Nga ky gjimnaz e kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur në këtë shkollë, por pretendojnë se pamjet janë të para dy vitesh.

“Një video e cila po qarkullon kohëve të fundit në portale ku shihen nxënës të Gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog duke i dëmtuar pajisjet shkollore dhe inventarin shkollor është video e para 2 viteve ku shihen nxënësit me iniciale E. Z., V. Z. dhe E. H., ndaj të cilëve shumë herë janë shqiptuar masa ndëshkuese disiplinore”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Pas publikimit të pamjeve, gjimnazi ka bërë të ditur se kanë njoftuar Policinë.

/GazetaSinjali/