image Gjilani në pritje të rezultateve të 158 mostrave, bëhet thirrje për respektim të masave antiCOVID-19

Shëndetësi

Gjilani në pritje të rezultateve të 158 mostrave, bëhet thirrje për respektim të masave antiCOVID-19

news image

Komuna e Gjilanit është në pritje të rezultateve për 158 mostra për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli gjatë mbledhjes së Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Komiteti kërkon nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK dhe MSH, për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: nga 6289 teste, 2363 kanë rezultuar pozitivë, 1776 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste janë aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje. /Gazeta Sinjali/