Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll filloi sot, shkruan Sinjali Sport.
Kampioni vjeshtor, Gjilani barazoi si mysafir i Drenicës, në Skenderaj në stadiumin “Bajram Aliu” me rezultat 1-1.
Kreshnik Uka për vendasit dhe Shend Kelmendi për mysafirët i realizuan golat.
Drenica gjendet në vendin e gjashtë me 24 pikë, kurse Gjilani e humbi lidershipin dhe zbret në pozitën e tretë me 36 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/