Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan me 14 tetor 2020, raporton Gazeta Sinjali.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje ndërmjet babait dhe vajzës së vet, i dyshuari ka ushtruar dhunë duke i shkaktuar asaj lëndime të dukshme trupore.
I dyshuari pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjilan./Gazeta Sinjali/