Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në pikën kufitare në Morinë ka arrestuar një shtetas nga Kosova, të dyshuarin I.J, nga komuna e Gjilanit për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikim të narkotikëve”, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Bullgarisë, me një dënim me burgim prej 17 vite e gjysmë për trafikim të narkotikëve. /GazetaSinjali/