Një person është arrestuar të mërkurën rreth orës 5:20 në fshatin Livoç i Epërm në Gjilan, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua shtetase e Bullgarisë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Bullgarisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është hapur rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.