Një person në Gjilan është arrestuar nga Policia e Kosovës ditën e djeshme.
Siç njofton Policia, gjilanasi dyshohet se e kishte dhunuar seksualisht një femër, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai është intervistuar nga Policia me urdhër të prokurorit.
Po me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/