image Gjilan: Shoferi humb kontrollin dhe godet një shtyllë elektrike, dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

Gjilan: Shoferi humb kontrollin dhe godet një shtyllë elektrike, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Doberqan të Gjilanit, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe shoferi ka pësuar lëndime serioze, raporton Gazeta Sinjali.

I lënduari që u vetaksidentua ishte duke lëvizur në këtë rrugë kur për një moment, për shkak të mosrespektimit të rregullave, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se për pasojë ai është dërguar me autoambulancë në këtë qendër, për shkak të lëndimeve që ka marrë nga aksidenti. Sipas informacioneve të para, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje.

/GazetaSinjali/