image Gjilan: Sherr mes familjarëve për shkak të pronës, nipi godet me mjet të fortë gruan e axhës

Siguri

Gjilan: Sherr mes familjarëve për shkak të pronës, nipi godet me mjet të fortë gruan e axhës

news image

Dje rreth orës 14:45 raportohet të ketë ndodhur një incident mes anëtarëve të një familje në Gjilan, për shkak të një kontesti pronësor, raporton Gazeta Sinjali.

Një person derisa ishte në fjalosje me axhën e tij gjatë hedhjes se një mjeti të  fortë metalik (çelës mekanik) në  drejtim të  tij, ka goditur gruan e axhës, të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Gjilan 07.11.2020-14:45. I dyshuari mashkull Kos.derisa ishte në fjalosje me axhën e tij m/Kos. gjatë  hedhjes se një   mjeti të  fortë metalik (çelës mekanik) në  drejtim të  axhës së  tij , ka goditur gruan e axhës  viktimën  femër Kos.të  cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është  ofruar ndihma mjekësore në  Spitalin e Gjilanit. Motiv i incidentit ishte një  kontest pronësor”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje. /Gazeta Sinjali/