Dje rreth orës 14:45 raportohet të ketë ndodhur një incident mes anëtarëve të një familje në Gjilan, për shkak të një kontesti pronësor, raporton Gazeta Sinjali.
Një person derisa ishte në fjalosje me axhën e tij gjatë hedhjes se një mjeti të fortë metalik (çelës mekanik) në drejtim të tij, ka goditur gruan e axhës, të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Gjilan 07.11.2020-14:45. I dyshuari mashkull Kos.derisa ishte në fjalosje me axhën e tij m/Kos. gjatë hedhjes se një mjeti të fortë metalik (çelës mekanik) në drejtim të axhës së tij , ka goditur gruan e axhës viktimën femër Kos.të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin e Gjilanit. Motiv i incidentit ishte një kontest pronësor”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje. /Gazeta Sinjali/