Një qytetar ka bërë një veprim të çuditshëm dhe të rrezikshëm për jetën e tij, sot rreth orës 10:57, në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka siguruar një video ku shihet një i ri, i cili vrapon dhe shtrihet para një veture në lëvizje, me qëllim të inskenimit të një aksidenti.
Mirëpo, shoferi i BMW-së ka arritur që të ndalen me shpejtësi, duke mos pasur fare kontakt me të riun.
Në vendin e ngjarjes shihen edhe disa qytetarë që mbesin të habitur nga veprimi i të riut, derisa njëri prej tyre komunikon vazhdimisht me shoferin./Gazeta Sinjali/