image Shqiptari shkakton panik në Vatikan, plagos dy policë me veturë

Diasporë

Shqiptari shkakton panik në Vatikan, plagos dy policë me veturë

news image

Një shqiptar ka shkaktuar panik në Vatikan.

Mësohet se një 39-vjeçar shqiptar me precedent penal me një autoveturë BMW nuk i ka ndaluar urdhrit të ndalimit të policisë italiane.

Pas disa minutash ndjekje nga policia ai është përplasur me një automjet policie.

Për të ndaluar forcat policore kanë qëlluar gomat e makinës të shqiptarit.

Më pas shqiptari ka hedhur nga dritarja e makinës portofolin dhe orën e dorës, raporton oranews.al.

Për ta bllokuar shqiptarin është përdorur taser pistoleta paralizuese.

Ndërkohë dy agjentë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve e po ashtu dhe shqiptari.

/GazetaSinjali/