image Gjilan: 50 % e testeve për COVID-19 po rezultojnë pozitive

Shëndetësi

Gjilan: 50 % e testeve për COVID-19 po rezultojnë pozitive

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli, ka njoftuar për shifrat e koronavirusit në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, 50 për qind e mostrave të testuara po rezultojnë pozitive me koronavirus. Po ashtu, ai bëri të ditur se ata persona që dyshohet se kanë vdekur nga koronavirusi, nuk varrosen derisa të dalin rezultatet.

“Nga 123 mostra të testuara për ditën e sotme 63 kanë dalë pozitive, ndërsa 60 negative. Ata persona që vdesin me dyshime që ishin të infektuar me COVID-19, nëse dalin pozitivë, procedurat e varrimit vazhdojnë sipas protokolleve që përcakton IKSHPK”, tha ai në TV Dukagjini, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai njoftoi se aktualisht në Gjilan janë mbi 400 raste aktive me koronavirus, kurse 74 qytetarë kanë humbur jetën nga kjo sëmundje./Gazeta Sinjali/