Çifti i njohur Gjiko dhe Elita Rudi, janë ndër çiftet më të pëlqyera të estradës shqiptare, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vlogun e radhës, të moderatores, reperi Gjiko u sfidua me një profesion krejtësisht tjetër, atë të grimerit.
Në mënyrë që Elita t’ia plotësonte dëshirat për një javë, Gjiko duhej t’ia bënte makijazhin moderatores.
Videoja e çiftit u pëlqye shumë nga fansat e tyre, ku disa nga komentet ishin: “Jeni çift shumë i bukur dhe pozitiv”, “Moti nuk kam qeshur më shumë”, “Shumë të mirë jeni”.