image Elita Rudi takohet me aktoren e njohur turke në Stamboll

Bota e Yjeve

Elita Rudi takohet me aktoren e njohur turke në Stamboll

news image

Moderatorja, Elita Rudi, është mjaft aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi nga jeta e përditshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Elita dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko këto ditë po shijojnë pushimet në Turqi.

Çifti kanë udhëtuar me rastin e ditëlindjes së Elitës, me ç’rast nuk kanë munguar befasitë e Gjikos për të.

Ajo ka takuar një emër të njohur të kinematografisë turke, teksa dyshja po kalojnë çaste të mrekullueshme në pushime, ndërsa po sjellin fotografi të shumta nga vendet që po i vizitojnë.

Së fundi, Elita me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ka takuar aktoren e njohur turke, Melisa Pamuk, e cila ka luajtur rolin e “Asu” në serialin e famshëm turk “Kara Sevda”. /GazetaSinjali/