image Elita Rudi pjesë e BBVK, zbulohet roli i saj

Bota e Yjeve

Elita Rudi pjesë e BBVK, zbulohet roli i saj

news image

Nata e madhe e të hënës së 5 dhjetorit, kur edhe do të fillojë transmetimin Big Brother VIP Kosova po afron.

Që nga fillimi, janë paralajmëruar për një varg surprizash, të cilat nuk kanë mbaruar ende, dhe një e radhës është zbuluar tani.

Për t’i diskutuar ngjarjet në detaje dhe çdo gjë tjetër rreth Big Brother VIP Kosova, do të përkujdeset prezantuesja e njohur, Elita Rudi.

Moderatorja Elita Rudi, e cila e ka dëshmuar vetën në sferën televizive duke rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, do të vijë pranë jush me emision special dedikuar edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Me panele të ndryshme të të ftuarve, përfshirë edhe të eliminuarit e javës nga formati, nën drejtimin e Elitës, të dielave, të gjitha ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme do të trajtohen e komentohen si kurrë më parë në 360 gradë.

Mos harroni, kjo ishte vetëm surpriza e radhës, por jo e fundit. Edhe shumë befasi të tjera do të vijnë për ju ditëve në vijim.

Big Brother VIP Kosova nis rrugëtimin nga data 5 dhjetor në Klan Kosova dhe ArtMotion.

/GazetaSinjali/