image Gjiko paralajmëron këngën e re "Çunat e rrugës"

Showbiz/ Gjiko paralajmëron këngën e re “Çunat e rrugës”

news image

“Çunat e Rrugës” mban titullin kënga më e re, të cilën Gjiko do ta sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërkohë që ka premtuar se “do të ndërrohet loja” pas publikimit të këtij projekti.

Ai tashmë e ka bërë të ditur ditën dhe kohën e publikimit të videoklipit muzikor që është shumë më i veçantë nga realizimet e tij të mëparshme.

“Nesër (e diel) ora 14:00 në kanalin zyrtar të Redbox Entertainment. Ky projekt është deri tash projekti im favorit. Shpresoj t’ju pëlqejë edhe juve”, ka shkruar Gjiko në njoftimin e tij.

https://www.instagram.com/p/B7vvz9dl-JS/?utm_source=ig_embed

Kënga është punuar në Redbox dhe mban nënshkrimin e producentit BigBang, ndërsa për anën vizuale është kujdesur produksioni Sekuencë Studio.

“Anna” në bashkëpunim me Nora Istrefin është realizmi më i fundit muzikor i Gjikos që u shndërrua në hit porsa u publikua. Videoklipi i kësaj kënge është shikuar mbi 13 milionë herë, një muaj pas lansimit.