image Gjiko me poezi uron vitin e ri shkollor, ironizon me shtetin

Bota e Yjeve

Gjiko me poezi uron vitin e ri shkollor, ironizon me shtetin

news image

Reperi Gjiko, i njohur për publikun si një ndër reperët më të famshëm vendor, ka vendosur të urojë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke ironizuar shtetin dhe qeverisjen, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjiko kohëve të fundit ka qenë shumë aktiv në llogarinë e tij në Instagram. Atë e kemi parë tek kalon pushimet në Shqipëri.

Në videon e fundit ai vendosi të përdorë sarkazmën, teksa po fliste për shtetin, korrupsionin dhe qeverisjen.

Me poezi u drejtohet nxënësve duke thënë “Mësoni, mos u bëni si ne, se pastaj endeni me kësi veture”, duke e treguar veturën e tij luksoze.

Krijuesi i shumë hiteve së fundmi kishte sjellur projektin në bashkëpunim me Melinda Ademin të titulluar “ X5” /Gazeta Sinjali/