Tre rep-artistët e njohur shqiptarë, Gjiko, Ledri dhe Lyrical Son janë bashkuar për të sjell një projekt muzikor për fansat e muzikës së tyre.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Gjiko, përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.
Në videon e shpërndarë shihen tre rep-artistët, ku shfaqen në një ambient me kamera që duket si një skenë xhirimi.
Anipse Gjiko nuk ka dhënë detaje të shumta rreth asaj se çka po fshihet prapa kësaj video, fansat kanë aluduar se treshja do të vijnë me një projekt muzikor.
Nëse kjo do të ndodhë atëherë do të jetë hera e parë që artistët bashkojnë “forcat” në një projekt të vetëm./Gazeta Sinjali/