image Gjiko i kërkon ndihmë Shefqet Krasniqit

Bota e Yjeve

Foto/ Gjiko i kërkon ndihmë Shefqet Krasniqit

news image

Rep-artisti i njohur njëherësh dhe shumë i përfolur shqiptar, Gjiko, së fundmi ka kërkuar “ndihmë” publike nga hoxha Shefqet Krasniqi.

Këtë kërkim të ndihmës, reperi e ka bërë përmes një komenti të postuar në imazhin e fundit të bashkëshortes, Elita Rudi.

@shefqetkrasniqi_official e nxona grun tu u puth me delfin tregom qka me bo ?”, është komenti që ka lënë në imazhin e Elitës, ku kjo e fundit shfaqet duke u puthur me një delfin.

Shefqet Krasniqi është i njohur në publik, pas videove të shpërndara në internet, ku qytetarë të shumtë i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet atij. E që ky i fundit, gjithmonë ka një përgjigje për ta.

Gjiko ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga hoxha dhe mbetet të shihet se a do të reagojë ai apo jo, transmeton Sinjali.

Kujtojmë se Gjiko së bashku me Elitën dhe djalin, kanë udhëtuar drejt shtetit të Turqisë për të pushuar. Pamje nga këto pushime çifti herë pas here publikojnë në rrjetet sociale, ku numërojnë mijëra ndjekës./Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B2ChSvUFmSL/
https://www.instagram.com/p/B2HBzh6g_J8/