Fidan Aliti mund të largohet nga Zurichu vetëm pas një viti qëndrim në Superligën zvicerane, transmeton Sinjali Sport.
Mbrojtësi i Kosovës iu bashkua gjigantit zviceran si huazim nga Kalmar, por që Zurichu do ta blejë kartonin e tij për 1,2 milionë euro në korrik të këtij viti.
Megjithatë aventura e tij në Zurich mund të përfundojë më shpejtë se që e kishte menduar.
Kampioni i ri i Turqisë, Besiktas ka shprehur interesim për mbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës.
Ka qenë gazeta e madhe turke “Hurriyet” që ka raportuar për interesimin e bardhezinjve për mbrojtësin kosovar.
27-vjeçari nga Presheva po shihet si zëvendësuesi adekuat i Domagoj Vidas që pritet të largohet këtë verë nga Besiktas.
Sigurisht që edhe për Alitin interesimi nga Besiktas është i mirëseardhur, pasi bëhet fjalë për njërin nga klubet më të mëdha në Turqi.
Në rast transferimit të Alitit në Besiktas, atëherë mbrojtësi kosovar do të mund të luante në grupet e Ligës së Kampionëve.
27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në Superligën e Zvicrës me Zurichun, ku ka të shënuar edhe një gol. /Gazeta Sinjali Sporti/