image Fidan Aliti zyrtarisht në FC Zurich

Futboll

Fidan Aliti zyrtarisht në FC Zurich

news image

Futbollisti kosovar, Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur, FC Zurich, transmeton Gazeta Sinjali Sporti.

Aliti ishte huazim nga klubi suedez Kalmar me mundësi blerje.

Paraqitjet e mbrojtësit në nivelin e lartë e kanë bindur Zurichun të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me 27-vjeçarin.

Komunikata e klubit:

FC Zurich dhe Fidan Aliti vazhdojnë se bashku. Klubi e ka aktivizuar klauzolën dhe sigurisht që do marrin 27-vjeçarin nga Kalmar FF. Kontrata e re ka vlerë deri në verën e vitit 2023”, shkroi klubi në komunikatë.

Aliti për Zurichun ka bërë 21 paraqitje, duke realizuar një gol.

/Gazeta Sinjali Sporti/