image Shtyrje mes futbollistëve e fjalosje me tifozët, çka po ndodh në kombëtare?

Futboll

Shtyrje mes futbollistëve e fjalosje me tifozët, çka po ndodh në kombëtare?

news image

Një shtyrje me krah mes dy futbollistëve të Kosovës pas humbjes ndaj Bjellorusisë, si dhe një fjalosje e Fidan Alitit me disa tifozë, kanë trazuar opinionin këto orë të vona.

Për këto ndodhi, ka folur vetë Aliti i cili nuk pranoi as fjalosje me tifozët, e as tensionin mes dy lojtarëve të kombëtarës.

I njëjti tha se me tifozët vetëm po bashkëbisedonte pasi nuk ishin të kënaqur, teksa shtoi se atmosfera mes lojtarëve është shumë e mirë.

Ai gjithashtu komentoi edhe paraqitjen e tyre në fushë.

“Me djemtë kemi dhënë gjithçka në 90-të minuta në fushë. Kemi pasur raste që kemi mundur të shënojmë gol. Ata (Bjellorusia) me një goditje shënuan gol dhe kjo na bën edhe më shumë të mërzitur”, tha për Klan Kosova, Aliti.

Përndryshe, momenti i fjalosjes së Alitit me tifozët:

/GazetaSinjali/