image Gjiganti italian takohet me drejtuesit e Fenerbahces për Vedat Muriqin

Futboll

Sport/ Gjiganti italian takohet me drejtuesit e Fenerbahces për Vedat Muriqin

news image

Napoli, ka ndërmarr veprimin e parë për transferimin e Vedat Muriqit në skuadrën italiane.

Sipas raportimit të Fotomac, paraqitjet e mira të Muriqit me Fenerbahcen dhe me Kombëtaren e Kosovës kanë ngjallur interesimin e skuadrës italiane.

Drejtori Sportiv i Napoli, Cristiano Giuntoli është takuar me drejtorin e Fenerbahces, Damien Comolli për Vedat Muriqin.

Pasi mësoi për gjendjen dhe rrethanat në lidhje me lojtarin, bisedimet mes Giuntoli dhe Comollin do të diskutohen sërish.

Fenerbahce nuk planifikon të shes Muriqin, por një shifër rreth 25-30 milionë euro mund ta ndryshojë situatën./Gazeta Sinjali/