image Gjermania ul taksën e naftës dhe jep 100 euro për fëmijët

Evropë

Gjermania ul taksën e naftës dhe jep 100 euro për fëmijët

news image

Gjermanët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vend për vetëm 9 euro në muaj, për tre muajt e ardhshëm, si rezultat i një përpjekje për të përballuar koston në rritje të jetesës.

Nisma e qeverisë gjermane përfshin të gjithë transportin lokal dhe rajonal në trena, autobusë dhe metro, megjithëse trenat ndërqytetas nuk janë pjesë e nismës. Biletat e lira synojnë gjithashtu t’i bëjnë njerëzit të lënë makinat e tyre.

Gjithashtu, taksa e karburantit është ulur me rreth 30 cent për litër për benzinën.

aksa është ulur në minimumin e BE-së, përsëri për tre muajt e ardhshëm, kështu që çmimet e naftës gjithashtu po ulen me rreth 14 cent për litër.

Ministri i Transportit Volker Ëissing i ka përshkruar biletat me vlerë 9 euro në muaj si një mundësi të shkëlqyer: “Është një sukses që ne kemi shitur tashmë shtatë milionë bileta”.

Disa masa të tjera janë duke u marrë për të lehtësuar rritjen e kostos së jetesës janë si vijon:

Ata që janë në punë do të marrin një zbritje prej 300 euro për kostot e energjisë në vjeshtë.

Do të ketë një bonus prej 100 euro për çdo fëmijë në korrik.

Njerëzit me përfitime të tjera sociale do të marrin gjithashtu 100 euro. Kjo pra është Gjermania./abcnews.al/

/GazetaSinjali/