image Gjermania tërheqë stafin nga ambasada në Kabul

Botë

Gjermania tërheqë stafin nga ambasada në Kabul

news image

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka bërë të ditur që shteti gjerman ka tërhequr stafin nga ambasada në Kabul, mëngjesin e së dielës. Këtë Maas e njoftoi nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkroi se tashmë stafi është transferuar në aeroportin ushtarak në Kabul.

“Për këtë pasdite unë kam mbledhur përsëri ekipin e krizës të qeverisë federale për të marrë masa të menjëhershme për të siguruar punonjësit gjermanë dhe njerëzit e tjerë në rrezik nga Afganistani”

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr stafin nga Ambasada në Afganistan.

/Gazeta Sinjali/