Autoritet gjermane kanë arrestuar tre persona gjatë ditës së sotme, të cilët dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist.
Ndër të arrestuarit ishin një shtetas gjerman, 24 vjeçar me origjinë nga Shkupi dhe 2 shtetas turq të moshës 21-22 vjeçare, raportojnë mediat botërore.
Sipas autoriteteve gjermane, 24-vjeçari merrej me furnizimin e lëndëve eksplozive ndërkohë që blinte dhe armë zjarri në internet.
Të tre personat pritet të dalin përpara gjykatës për t’u marrë vendimi për ta./Gazeta Sinjali/