image Gjermania e 'blindon' spitalin ku po trajtohet kritiku i Putinit

Evropë

Gjermania e ‘blindon’ spitalin ku po trajtohet kritiku i Putinit

news image

Policia gjermane i ka shtuar masat e sigurisë në spitalin e Berlinit ku po trajtohet lideri opozitar rus, Alexei Navalny.

Navalny arriti në Gjermani më 22 gusht nga qyteti siberian Omsk. Ai dyshohet se është helmuar.

Ende spitali Charite, ku po trajtohet Navalny nuk ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore, por themeluesi i organizatës joqeveritare, që mundësoi transportin e tij nga Rusia për në Gjermani tha se gjendja e liderit opozitar rus është “shumë shqetësuese”.

Në mediat sociale janë postuar fotografi që tregojnë prezencën e shtuar të policisë gjermane përreth spitalit ku po trajtohet Navalny.

Navalny, që është kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, humbi ndjenjat më 20 gusht, teksa po udhëtonte me aeroplan. Ai u tha se humbi ndjenjat pasi piu një çaj, që sipas bashkëpunëtorëve të tij, mund të ketë qenë i helmuar.

Spitali Chartie tha se do të ofrojë njoftime për gjendjen e Navalnyt dhe për trajtimin e mëtejmë, pasi të kryen analizat dhe pas konsultave me familjen.

Transferimi i Navalnyt nga Rusia për në Gjermani u prolongua, për shkak se autoritetet ruse thoshin se ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore që të udhëtonte.

Por, zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha përmes një postimi në Twitter se gjendja e tij shëndetësore gjatë fluturimit “edhe njëherë konfirmon: asnjë nuk e pengonte Navalnyn që të transferohej dhe kjo gjë ishte e domosdoshme që të bëhej sa më shpejt”.

Navalny është në gjendje kome që prej se u sëmurë më 20 gusht gjatë fluturimit nga qyteti siberian Tomsk për në Moskë. Avioni me të cilin ai po udhëtonte u detyrua që të aterronte në Omsk.

Yarmysh tha se ajo beson se Navalny është helmuar pasi ka pirë çajin që e ka blerë në aeroportin në Tomsk. /Gazeta Sinjali