Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se Gjermania do ta ndihmojë me armë Ukrainën, në mbrojtjen e tyre nga sulmet ruse.
Scholz ka konfirmuar se Gjermania do të dërgojë në Ukrainë 1000 armë anti-tank dhe 500 raketa Stinger, raporton Gazeta Sinjali.
“Është detyra jonë të bëjmë çmos për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Putinit”, ka shkruar Scholz.
Der russische Überfall markiert eine Zeitenwende. Es ist unsere Pflicht, die Ukraine nach Kräften zu unterstützen bei der Verteidigung gegen die Invasionsarmee von #Putin. Deshalb liefern wir 1000 Panzerabwehrwaffen und 500 Stinger-Raketen an unsere Freunde in der #Ukraine.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) February 26, 2022