image Gjërat që duhet t’i dini për Leukeminë

Këshilla mjekësore/ Gjërat që duhet t’i dini për Leukeminë

news image

Ka shumë gjëra që duhet t’i dini për sëmundjen e leukemisë. Fillimisht nëse ju ose një familjari juaj është i sëmurë duhet të dini ku të kërkoni ndihmë dhe të gjeni specialistin e duhur, raporton CNN.

1.Gjëja më e rëndësishme për të ditur është lloji i sëmundjes që e keni, leukemia ndryshon dhe ka disa lloje. Me doktorin tuaj bisedoni specifikisht për llojin e sëmundjes që e keni në mënyrë që të mos ngarkoheni me shumë informacione të panevojshme, raporton CNN.

2. Nuk ka një dietë speciale të ushqimit për leukeminë, thotë doktori Marks Levis specialist i kësaj sëmundje. Sipas doktorit një dietë e shëndetshme është e rëndësishme për gjithë organizmin. Limitimi i ushqimit të procesuar është i domosdoshëm.

3. Kontaktoni një specialist, sepse vetëm diagnoza dhe trajtimi i duhur e determinojnë ecurinë e sëmundjes.

4. Përkrahja e familjes është e domosdoshme, njerëzit e dashur duhet të jenë përkrah të sëmuarit dhe t’a trajtojnë me shumë dashuri, raporton CNN.

5. Gjithmonë shkruaj pyetjet që i ke, takimi me doktorin mund të shoqërohet me nervozë dhe emocione, prandaj shkruaj paraprakisht pyetjet që të mos harrosh asgjë, sygjerojnë specialistët.

6. Kërkoni të dini më shumë për provat klinike, kjo mund të jetë e frikshme kur e lexoni por mos hezitoni të flisni me mjekun tuaj.

7. Vazhdoni të ushtroni, është shumë me rëndësi që të mos ndaloni aktivitetin fizik.

8.Mos e humbisni shpresën asnjëherë, qëndroni pozitiv sepse kjo ka një rol të rëndësishëm në ecurinë e sëmundjes. Gazeta Sinjali