Ditët me shi duhet të jenë të preferuarat për ata që duan të qëndrojnë në shtëpi, por çfarë mund të bësh gjatë saj për të mos u ndjerë i mërzitur?
Më poshtë ju sjellim disa sugjerime të cilat do të përmirësojnë gjendjen tuaj në një ditë vjeshte, ku zhurma e shiut është gjithçka që dëgjohet në shtëpinë tuaj:
1-Shikoni një film.
Në një ditë me shi zgjidhni një film që ju pëlqen dhe shikojeni në shoqërinë e partnerit ose miqve.
2-Lexoni një libër.
Kur bie shi, aktivitetet jashtë shtëpisë nuk janë edhe aq të këndshme. Ndaj një mënyrë e mirë për të kaluar kohën, është të lexoni një libër.
3-Dëgjoni muzikë të mirë.
Në një ditë pa diell, mënyra më e mirë për t’u ndjerë i relaksuar është të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, duke pushuar dhe duke u kujdesur në një lloj mënyre edhe për anën tuaj shpirtërore.
4-Kaloni kohë me miqtë tuaj.
Ju mund të ftoni miqtë për të kaluar një pasdite apo mbrëmje së bashku. Do të argëtoheni, ndërkaq edhe koha nuk do t’ju duket e zymtë. /Gazeta Sinjali/