image Gjenerali amerikan akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë

Botë

Gjenerali amerikan akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë

news image

Gjenerali i lartë i Shteteve të Bashkuara ka dënuar sulmet me raketa ruse në Ukrainë që vranë civilë, duke deklaruar se ata plotësojnë përkufizimin e krimeve të luftës sipas rregullave ndërkombëtare të luftës.

“Rusia ka goditur qëllimisht infrastrukturën civile me qëllim të dëmtimit të civilëve”, tha gjenerali i ushtrisë Mark Milley, kryetar i Shtabit të Përbashkët, në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Ata kanë shënjestruar të moshuarit, gratë dhe fëmijët e Ukrainës”, tha ai, citon Al Jazeera.

“Sulmet pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civile janë një krim lufte në rregullat ndërkombëtare të luftës”, shtoi gjenerali.

/GazetaSinjali/