image Gjendje kritike: Amerika kërkon nga shtetasit e saj të largohen menjëherë nga Iraku

Botë

Botë/ Gjendje kritike: Amerika kërkon nga shtetasit e saj të largohen menjëherë nga Iraku

news image

Lindja e Mesme tashmë është në tensione të mëdha pas vrasjes së komandantit të ushtrisë së Iranit, Qasem Soleimani, pas një sulmi të urdhëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Bazuar në një situatë të tillë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar të gjithë shtetasit amerikan që të largohen nga Iraku menjëherë.

Ky urdhër ka ardhur për shkak të rritjes së tensioneve, raporton CNN.

Gjithashtu është bërë thirrje që qytetarët amerikanë të qëndrojnë larg objektit të Ambasadës së SHBA-së në Irak e cila është sulmuar nga protestuesit pro-Iranian gjatë të martës./Gazeta Sinjali/