Qytetarët e Kosovës për arsye nga më të ndryshmet po vazhdojnë që të ballafaqohen me problemin e ujit të pijshëm.
Një problem të tillë e kanë edhe banorët nga Zhabari i Mitrovicës, të cilët edhe pse kanë ujësjellës, prap se prap uji nuk mund të përdoret për shkak se është tejet i ndotur, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit në disa pamje të dërguara ku shihet edhe uji i ndotur, kanë bërë të ditur se kjo gjendje e ujit është duke vazhduar për afro një ditë dhe deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë.
Deri më tani nuk dihet nëse gjendja e ujit është kaq e keqe për shkak të ndonjë problemi në rrjetin e ujësjellësit apo për ndonjë arsye tjetër mirëpo banorët e Zhabarit janë të detyruar që të blejnë ujë për pije.