image Gjendje e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri në Kosovë

Siguri

Gjendje e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri në Kosovë

news image

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se pas të reshurave gjatë ditës së djeshme gjendja paraqitet e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo agjenci ka njoftuar se janë në monitorim të situatës dhe njëkohësisht të gatshëm për reagime eventuale.

“Nga raportet e Qendrave Operative Emergjente 112 (QOE 122) ne Qendrën Operative te Agjencisë Menaxhimit Emergjent (QO AME) në orën 19.00  dt.11.08.2021 ne gjithë territorin e R. Kosovës gjendja pas te reshurave paraqitet e qete pa rrezik për vatra zjarri”, kanë shkruar ata në Facebook.

Postimi i plotë

SITUATA ME ZJARRE NGA QO AME PARAQITET E QETE

Hajvali /Prishtinë, 11 Gusht 2021

Nga raportet e Qendrave Operative Emergjente 112 (QOE 122) ne Qendrën Operative te Agjencisë Menaxhimit Emergjent (QO AME) në orën 19.00  dt.11.08.2021 ne gjithë territorin e R. Kosovës gjendja pas te reshurave paraqitet e qete pa rrezik për vatra zjarri!

Njësitë Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit ne gjithë vendin janë ne monitorim te situatës dhe gatishmërisë për reagim eventual!

Qendrat Operative Emergjente 112 ne gjashte Rajonet e Kosovës përcjellin situatën 24/7 , koordinojnë ndihmën autoriteteve lokale ne rast kërkese  nga niveli Qendror.

Numri unik emergjent 112 është pa pagese dhe ne dispozicion te qytetareve te vendit pa ndërprerje 24/7.

/Gazeta Sinjali/