image Gjendja në pikat kufitare

Kosovë

Gjendja në pikat kufitare

news image

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë po vazhdojnë pritjet disa orëshe të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Në përditësimin e fundit të bërë rreth orës 06:10 nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin më shumë se katër orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2 mijë e 300 metra.

Pritje të gjata ka edhe në pikë-kalimin kufitar në Vermicë ku është krijuar një kolonë e gjatë deri në 1000 metra dhe pritje deri në 35 minuta për të dalë.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. /Gazeta Sinjali/