image Gjendja në pikat kufitare

Kosovë

Gjendja në pikat kufitare

news image

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitarë në hyrje-dalje të Kosovës.

Kjo qendër ka bërë me dije se pritje më të gjata për të dalë nga Kosova janë në pikën kufitare në Merdarë, ku janë regjistruar pritje deri në tre orë, kurse kolona në dalje është e gjatë 1500 metra.

Pritje të gjata janë regjistruar edhe te pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku pritjet në këtë pikë për të dalë janë deri në 1 orë e gjysmë.

Ndërkaq në pikat tjera kufitare vërehet një fluks më i vogël i automjeteve, ku edhe pritjet nuk janë aq të gjata.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU

/Gazeta Sinjali/