image Gjendja me COVID-19/ Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19/ Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv

news image

Në kohën kur vendi ynë çdo ditë po shënon shifra të larta të vdekjeve dhe rasteve të reja të COVID-19, disa komuna të Kosovës nuk kanë të njëjta shifra, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, komunat me asnjë rast aktiv janë: Juniku, Mamusha, Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Ranillugu, Zveçani dhe Leposaviqi.

Kurse komunat me më shumë raste aktive janë: Prishtina me 2 mijë e 796 që ndiqet nga Prizreni me 1 mijë e 177, Ferizaj me 873, Fushë Kosova me 840 raste dhe Podujeva me 833  raste me COVID-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja. /GazetaSinjali/