image Gjendja e nivelit të ujit në Badovc e Batllavë

Kosovë

Gjendja e nivelit të ujit në Badovc e Batllavë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për gjendjen e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit.

Sipas KRUP-it, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 638.38 m mbi nivelin e detit ose -11.47 m nën nivelin e shkapërderdhjes.

Ndërkaq, Batllava është 628.75 m mbi nivelin e detit ose -6.25 m nën nivelin e shkapërderdhjes.

Të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm është gjithnjë e domosdoshme!”, bëhet thirrje në njoftimin e lëshuar nga KRUP.

/Gazeta Sinjali/